Ja disa këshilla se si mund të kuptoni nëse një palë këpucë do t’ju vrasin, pa u larguar nga ende nga dyqani.
Ecni nëpër dyqan
Kur i provoni këpucët për herë të parë. Nuk mjafton thjesht të rrini mbi to dhe të bëni dy hapa. Bëni një shëtitje të vërtetë, dhe rritni perceptimin e ndjesisë në këmbë.
Nëse ndjeni presion në disa pika, aty ka probabilitet të zhvillohen flluska.
Kini kujdes me thembrën
Në pjesën e thembrës, prodhuesit e këpucëve zakonisht vendosin një lëndë përforcuese që është arsyeja pse shpesh në këtë pjesë të këmbës formohen disa flluska si pasojë e fërkimit.
Mundohuni të përzgjidhni këpucë lëkure ose kamoshi pasi janë më të buta se materialet sintetike dhe përshtaten më shpejtë me formën e këmbës.
Bëni testin e gishtit të madh
Nëse do t’i blini këpucët e ngushta, është e garantuar se do t’ju vrasin. Nga maja e këpucës në pjesën e brendshme deri tek fundi i gishtit tuaj më të gjatë duhet të ketë një hapësirë të barabartë me gjerësinë e gishtit tuaj të madh të dorës.
Kërkoni këpucë ortopedike
Këpucët ortopedike me takë të trashë ose me takë të ulët, pakësuar presionin në këmbët tuaja.
Blini këpucë në fund të ditës
Këmbët tuaj zgjerohen dalëngadalë përgjatë ditës, prandaj mundohuni të dilni për të blerë këpucë gjatë pasdites ose në mbrëmje.
Nëse blinim këpucë në fillim të ditës, mund të përfundojnë duke qenë të ngushta në mbrëmje.
/Telegrafi/