Këtë mund ta kuptojmë fare lehtë nëse, duke përdorur gushtin tregues dhe atë të madhin pickojmë një pjesë të lëkurës në zonën e qafës.
Nëse krijohen të ‘çara’ të vogla atëherë lëkura është e thatë. Si rrjedhim një lëkurë e tillë ‘çahet’, ‘tërhiqet’ dhe natyrisht që mplaket shpejt.
Përkundrazi, hidratimi i saktë e tregon lëkurën të shkëlqyer, me pamje të shëndetshme dhe të freskët e njëkohësisht e mbron atë nga kushtet e dëmshme atmosferike.
Gjithashtu, ndihmon që makijazhi të shtrihet akoma më mirë. Por meqë, çdo tip lëkure paraqet nevojat përkatëse, kremrat hidratuese janë të ndryshe.
Pra, nëse lëkura juaj është e thatë, preferoni një krem shumë të pasur me ‘yndyra’. /Telegrafi/