Paraqitja e duarve është pika e dobët e femrave, sepse ndihmojnë të kryejmë aktivitetet e së përditshmes. Por duart mund të krijojnë edhe probleme, pasi lëkura është shumë e ndjeshme dhe mund të dëmtohet nëse kujdesi nuk është i mjaftueshëm.
Ja cilat janë disa këshilla nga revistaclass që të keni lëkurë më të butë të duarve.
Mbaj gjithmonë doreza! Edhe kur del shëtitje, edhe kur bën punët e shtëpisë. Enët duhet t’i lash gjithmonë me doreza.
Pas larjes së duarve, lyeji gjithmonë me krem zbutës. Ky proces të kushton vetëm disa minuta, ndaj mos e anashkalo! Masazhoji butësisht, pa harruar që edhe para gjumit t’i zbutësh me një krem të mirë dhe shkëlqyes. Vendose kremin në pjesën e prapme të dorës dhe fillo duke e masazhuar lehtësisht në formë rrethore. Kjo pjesë e dorës kërkon një trajtim të kujdesshëm, pasi është pjesa e parë që është e prirur të dëmtohet më shumë dhe të rrudhet para kohe.
Gjatë dushit, trajtoji duart siç duhet! Ushqeji ato me vaj dhe lagështi, aq sa i nevojitet lëkurës. Nëse vendos losione dhe kremra menjëherë pas dushit, do të jetë më mirë dhe më shumë efekt. Vaji që mund të përdorësh për duart mund ta zgjedhësh sipas dëshirës (vaj ulliri, vaj bajame, vaj ricini etj.)
Mbroji duart nga infeksionet! Hudhra ka përbërës antiseptik, kështu që siguron mbrojtjen nga infeksionet. Një trajtim tradicional është qumështi dhe hudhra e shtypur duke i përzier dhe masazhuar me masën e krijuar lëkurën e duarve. Pas 20 minutash, shpëlaji duart me ujë, nuk do keni nevojë për pastrues, sepse ky losion largohet menjëherë.
Përdor mjaltë me lëng limoni! Limoni shërben për shumë qëllime, por më i rëndësishmi është kujdesi i lëkurës. Nëse ke folur më parë me një dermatologe ose estetiste, do t’ju kenë treguar për përfitimet e mëdha që keni nga limoni. Ai ju zbardh lëkurën e duarve dhe është antiseptik natyral, i cili mjekon shumë infeksione të fshehura të lëkurës. /Telegrafi/
/