Site icon Telegrafi

Si të kujdesemi për pamjen tonë gjatë stinës së dimrit?

Lëkura e tharë e fytyrës formon një shtresë mbrojtëse
Nëse keni problem me lëkurën e tharë të fytyrës, atëherë vëmendje të veçantë duhet t’i kushtoni hapësirës rreth hundës, vetullave dhe mjekrës, sepse ato janë më të ndjeshmet. Lëkura e të trashë mbrojtëse, e cila nuk është e depërtueshme as për lagështinë. Këtë mund ta parandaloni duke bërë piling të rregullt të fytyrës. Por, nëse keni lëkurë tepër të thatë, që qërohet, atëherë në vend të pilingut, duhet të përdorni kremra me glicerinë dhe ure, të cilat thithin lagështinë nga ajri.

Glicerina, efikase te xhungat në duar dhe këmbë
Krahas fytyrës, duart janë më të rrezikuara gjatë dimrit. Duart më së miri është që t’i lyeni me kremra që përmbajnë glicerinë, thotë një dermatologe amerikane.

Lëkura rreth thonjve
Lëkura e pëlcitur rreth thonjve mund të jetë e rrezikshme, sidomos nëse qet gjak. Plagët e hapura janë shumë te prira për infeksione. Për këtë shkak, për dy-tri ditë duhet të përdorni yndyrë për bebe.

Preparatet kundër plakjes mund ta dëmtojnë lëkurën rreth syve
Lëkura nën sy është shumë e ndjeshme, ku ajo gjatë dimrit është e sulmuar nga dielli, era dhe të ftohtët. Mu për këtë duhet që këtë pjesë ta lyeni me krem apostafat. Në vend të kremrave kundër plakjes, të cilat e irritojnë lëkurën, mund të përdorni kremra që përmbajnë kamomil, apo gjalpë. /Telegrafi/
 

Exit mobile version