Anila Mirdita
BioNatural Shop
www.facebook.com/BioNaturalShop
Prandaj, duhet të kujdesemi shumë për to, në mënyrë që flokëve të dëmtuar t’u kthejmë shkëlqimin e tyre natyror. Çfarë duhet të bëjmë? Të përpiqemi të ndjekim disa këshilla duke u bazuar në këtë udhëzues.
Nëse i keni ngjyrosur flokët, do të vini re edhe më shumë lodhjen e akumuluar gjatë verës për shkak se flokët do të shfaqen shumë të thatë, por pasi të kemi aplikuar një maskë ushqyese për t’i dhënë tonin që duam, flokët do të rifitojnë shkëlqimin e tyre. Të paktën një herë në javë është e nevojshme të aplikohen maskat ushqyese, me bazë të vajit të ullirit ose vaj bajame të ëmbël në të gjithë kokën: flokët do të fitojnë një butësi të veçantë.
Për të ndërprerë humbjen e flokëve, gjë normale në vjeshtë, duhet të kujdesemi dhe për ushqimin, i cili duhet të jetë i pasur me vezë, peshk, perime, proteina dhe vitamina të ndryshme. Duke filluar nga brenda trupit tonë, do të sigurojmë të gjithë përbërësit e nevojshëm në mënyrë që flokët të rigjenerohen.
Me anë të maskave që përmbajnë aloe vera, vaj amla, vaj rozmarine, kokosi, etj. arrihen rezultate maksimale.
Një tjetër këshillë është që të mos e teprojmë me trajtime në sallone bukurie, duke përfshire tharëset, ngjyrat, dekolorimin, etj. Për shkak të ngrohjes dhe përdorimit të tepruar të furçës, flokët do të bien.
Për ta përfunduar, mos i lani flokët çdo ditë dhe nëse janë të yndyrshëm, sepse zvogëlimi i sebumit të tepërt është gjithashtu përgjegjës për humbjet e mëdha të flokëve. /Telegrafi/