Telegrafi

Si të kontrolloni shpejt nëse ka kamera të fshehura në dhomat e zhveshjes

Kamerat e fshehura në dhomat e zhveshjes janë fatkeqësisht një dukuri e zakonshme, veçanërisht pasi teknologjia e mbikëqyrjes bie në çmim dhe rritet në fuqi dhe funksionalitet në të njëjtën kohë

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ekzistojnë arsye krejtësisht legjitime (ose të paktën ato që ligji i përcakton si “legjitime”) pse një aparat fotografik i fshehur mund të jetë me ju në një nga këto dhoma. Shumë shitës, në veçanti, i përdorin ato si një formë e parandalimit të humbjeve për t’u siguruar që nuk vidhet asgjë.

Por gjëja më e rëndësishme që mund të bëni në këtë situatë NUK është paniku. Nëse jeni vërtet i shqetësuar se mund të ketë një kamerë të fshehtë në dhomën tuaj të zhveshjes, ka disa gjëra kryesore që mund të bëni për të kontrolluar me siguri, shkruan Spytech gsm.

Skanoni dhomën për objekte të dyshimta

Mënyra më e lehtë për të gjetur kamerat e fshehura është të shikoni përreth dhe të kontrolloni me kujdes mjedisin tuaj. Kushtojini vëmendje të veçantë objekteve si dekori i murit, llambat, raftet, etj. Dritat e dyshimta mund t’i përkasin kamerës së fshehur.

Kushtojini vëmendje telefonit tuaj

Një nga mënyrat më efektive për të kontrolluar nëse ka një kamera të fshehtë në dhomën tuaj të zhveshjes është gjithashtu, për fat të mirë, një nga më të lehtat.

Thjesht hidhni një vështrim në celularin tuaj dhe shikoni nëse vini re ndonjë gjë të dyshimtë. Këto ditë, shumica e kamerave të fshehura përdorin ose një lidhje interneti ose një lidhje celulare të të dhënave për të transmetuar informacionin vizual në internet.

Për shkak të kësaj, ekziston një shans shumë i mirë që nëse gjendet një kamerë e fshehur, ajo do të krijojë ndërhyrje dhe do të shkaktojë një ndërprerje në valët e telefonit tuaj.

Nëse keni patur valë të rregullta në zonën kryesore të dyqanit, por papritmas e gjeni veten me një ose dy vija të shfaqura në fillim të telefonit, ndërsa jeni në dhomën tuaj të zhveshjes, mendojeni dy herë përpara se të provoni trikon e re që doni të blini.

Asnjëherë mos i besoni një pasqyre

Pasqyrat janë tepër të zakonshme në dhomat e ndërrimit, pasi ju duhet të jeni në gjendje të shihni se si dukeni para se të bëni blerjen. Sidoqoftë, kjo është gjithashtu një nga mënyrat më të njohura për të fshehur një kamerë.

Disa mënyra si ta kuptoni, nëse ka apo jo një kamerë:

Afrohu tek pasqyra

Nëse dyshoni për diçka në dhomën e zhveshjes, afroni fytyrën sa më afër xhamit të pasqyrës. Nëse rrethoni sytë me duar në një përpjekje për të bllokuar dritën, ka një shans që të mund të shihni nëse ka diçka në anën tjetër.

Ndizni dritën e telefonit tuaj

Përndryshe, merrni telefonin tuaj dhe ndizni opsionin “flashlight”, pra atë të dritës dhe vendoseni në mënyrë direkte përballë xhamit. Drita shkëlqen kundër një pasqyre, duke ju lejuar të shihni përtej saj dhe kështu mund të zbuloni praninë e një kamere.

Prekni pasqyrën

Vendosni gishtin ose dorën në një pasqyrë. Nëse pasqyra është e rregullt, duhet të ketë një hendek të vogël midis sipërfaqes së pasqyrës dhe pasqyrimit të gishtit tuaj. Nëse gishtat tuaj, duket sikur prekin në pasqyrim, ndoshta është një pasqyrë me dy drejtime, me një kamerë të fshehur në anën tjetër.