Nuk është e thënë që këpucët duhet të jenë më ngjyrë të bardhë por duhet të kemi diçka parasysh.
Kur copën e fustanit të nuses e kemi saten atëherë edhe këpucët duhet të jenë të së njëjtës copë dhe me të njëjtin shkëlqim. Nuk kemi të bëjmë me ngjyrën në këtë rast, por me kombinimin e copës.
Është e qartë se të gjithë ndihemi më mirë me ngjyra të bardha, të fildishta dhe perlë, por Living propozon që të kombinojmë ngjyrën e këpucëve me buqetën e luleve ose me bizhuteritë që kemi vendosur. /Telegrafi/