Site icon Telegrafi

Si të kombinojmë ngjyrat në bazë të ngjyrave të lëkurës dhe flokëve

Lëkurat e errëta kombinohen në mënyrë të përsosur me të verdhën e të praruarën si dhe në përgjithësi me ngjyrat e çelura.

Kush e ka lëkurë me ngjyrë të çelur, duhet të përpiqet për të krijuar kontrast me ngjyra të ndezura, ndërsa kur bëhet fjalë për kombinimin me flokët, biondet mund të kombinohen me të gjitha ngjyrat përveç së praruarës.

Brunet mund të përdorin ngjyrat e ndezura, si e kuqja, vjollca dhe ngjyra kafe, të kombinuara edhe me ngjyrat pastel. Në qoftë se adhuroni ngjyrat e errëta, synoni për të zezën të kombinuar me ngjyra të gjalla si dhe evitoni grinë e errët apo blunë.

Këto, pra janë rregullat bazë për të mësuar si të kombinojmë ngjyrat, por mund të provoni edhe për të krijuar kombinime të reja: mos harroni kurrë të përdorni jo më shumë se dy ngjyra bashkë!
/Telegrafi/
 

Exit mobile version