Site icon Telegrafi

Si të kombinohesh me dy ngjyrat e flamurit kombëtar? Ide sipas trendeve të fundit

Shikoni disa modele më poshtë për të kuptuar sa e thjeshtë është për të krijuar veshjen e veçantë në një ditë feste kombëtare si e jona.

Një prej nuancave të propozuara këtë vit nga skena dhe Javët e Modës në qytetet më në zë të modës ka qenë edhe e kuqja e gjakut, siҫ e njohim ne.

Duke filluar që nga fillimvjeshta, për sezonin e ri vjeshtë/dimër 2016 nga New York-u në Londër, Milano apo Parisi, ka qenë e pamundur të mos e ndeshje të kuqen e zjarrtë.

Që nga moda e rrugës, e kombinuar me ngjyra nga më të ndryshmet, sharmi dhe feminiliteti ka qenë i dukshëm jo vetëm te modelet, por edhe te stilistet, blogeret apo edhe vajzat e reja që pëlqejnë të vishen me të kuqe.

Megjithatë, ndërsa Pantone Color, për stinën e ftohtë propozon si bazë Aurora Red (e kuqja e agimit), ne na mjafton e kuqja e flamurit tonë kombëtar, me të cilën kombinimet me të zezën i gjen në shumë mënyra.

Shikoni disa modele më poshtë për të kuptuar sa e thjeshtë është për të krijuar veshjen e veçantë në një ditë feste kombëtare si e jona.

 

 

 

 

Exit mobile version