Nëse do të kesh dhëmbë të bardhë
* Vër në tryezë ushqime që favorizojnë pastrimin e dhëmbëve. Thuaji "po" mëllagës, gjethet e saj veprojnë si një furçë natyrale. Kaloje gjethen e saj me gisht tek dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Shumë të mira për dhëmbët janë gjithashtu angjinaret, molla, sallata, portokalli: këto janë ushqime të pasura me fibra që veprojnë tek dhëmbët si sfungjerë pastrues.
* Pini të paktën 2 litra ujë në ditë dhe mbaje për pak çaste në gojë sikur do të bësh një shpëlarje: kështu pastron dhëmbët dhe mineralizon smaltin. Në ujë në fakt ka fluor që bllokon aktivitetin e baktereve që shkaktojnë kariesin. Po për këtë arsye ha 1 kivi dhe një sallatë domatesh çdo ditë, edhe ato kanë fluor.
* Mos përjashto nga dieta edhe fasulet, djathin e freskët, qu¬mështin: përmbajnë fosfor që kontribuon në rimineralizmin e dhëmbëve.
* Hera – herës konsumo lakra të cilat kanë squfur, një element që bën pjesë në smalt dhe dentinë.
* Nëse je qejflie e pijeve me gaz, ngushëllohu sepse kanë acid ortofosferik që shërben si zbardhues. Dhe hera- herës, pijë ndonjë limonadë, është e pasur me acid citrik që është abraziv.
* Përtyp çamçakëzë pa sheqer dhe ndonjë gjethe sallate: të ndihmojnë në prodhimin e pështymës që ka substanca dezinfektuese dhe abrazive që shërbejnë si zbardhues.
Nëse do mishra dhëmbësh të fortë
* Në mesditë pini limonada dhe lëng portokalli, përmbajnë vitamina që riaktivizon qarkullimin, pra oksigjenon qelizat e mukozës së gojës dhe forcon mishrat e dhëmbëve. Jo vetëm kaq, vitaminat aktivizojnë enzimat e mukozave duke krijuar një barrierë mbrojtëse ndaj mikrobeve.
* Konsumo të paktën 2-3 herë në javë mish dhe peshk: Kanë proteina që mbajnë qelizat në formë.
* Mos harro të futësh në dietën tënde karota, dardhë e mollë, janë të pasura me ujë dhe me fibra dhe i mbajnë të freskëta e të pastra mishrat e dhëmbëve.
* Konsumo hera-herës ndonjë banane: përmban ksititol, një lloj sheqeri që bllokon prodhimin e baktereve.
* Në mëngjes konsumo kos me qumësht lope ose dhie, laktobakteret e tij mbajnë nën kontroll bakteret e gojës.
Nëse do një gojë të aromatizuar
* Pini shumë lëngje gjatë ditës. Dehidratimi në fakt, shkakton erë të keqe nga goja, goja thahet dhe pështyma bëhet acid.
* Për të gjitha recetat, përdor majdanoz me shumicë: është e pasur me potas, vit. A,C,E që kontribuojnë në një shëndet të mirë të gojës. Përveç kësaj përmban mjaft substanca aromatizuese.
* Jepi shije pjatave me trumzë, është një bimë aromatike e pasur me vit. E, fluor që aromatizojnë gojën.
* Edhe menta është shumë e mirë, riaktivizon funksionimin e aparatit tretës dhe të mëlçisë. Gjethet e saj kanë mentol, që shërben si anti – mikrobital.
* Shtroni në tavolinë lakrat, por dhe të verdhën e vezës. Kanë vit. K që eviton tretjen e keqe që është shpesh përgjegjëse për erën e keqe të gojës.
Kundër kariesit
*Arrat dhe cerealet, integrale riekulibrojnë pH e pështymës duke favorizuar rikalcifimimin e dhëmbëve.
* Përdor mjaltë të papërpunuar, në vend të sheqerit: përmban vitamina dhe minerale të dobishme për gojën dhe dhëmbët.
* Thuaji "po" perimeve të freskëta që pastrojnë sipërfaqen e dhëmbëve dhe të lejoni të kesh një gojë të freskët.
kalcium, fosfor dhe minerale të tjera që janë pjesë e përbërjes së dhëmbëve.
* Konsumo kos me pak yndyrë.
* Cerealet integrale dhe leguminozat janë të pasur me zink ndërsa toni, merluci dhe salmoni kanë selen: dy elementë që të ndihmojnë të kesh dhëmbë të shëndetshëm e të bukur.
* Përdor nëpër sallata vaj ulliri: ka vitaminë E që mbron mukozat e gojës dhe pengon shumëzimin e baktereve që shkaktojnë kariesin. /Telegrafi/