Flokët e butë dhe të mëndafshtë janë dëshira e çdo femre. Por për fat të keq, shumë prej nesh vuajnë nga flokët me yndyrë apo të dëmtuar, sidomos nëse ka kaluar pak kohë pas lyerjes me bojë
Në vend që të shpenzosh para për të blerë produkte të shtrenjta, më poshtë janë disa receta shtëpie që të sigurojnë zbutjen e flokëve dhe shkëlqimin e tyre.
Veza: Është një recetë klasike për ushqimin e flokëve dhe zbutjen e tyre. Vezët të ndihmojnë për hidratimin dhe shkëlqimin e flokëve. Po ashtu, ndihmojnë edhe kundër rënies. Përziej bashkë një vezë dhe një lugë gjelle vaj kokosi ose vaj ulliri, derisa të krijosh një lloj paste.
Aplikoje me kujdes të gjithë maskën duke u përqendruar në skalpin e kokës. Mbuloje me një kapuç dushi dhe mbaje për 30 minuta. Pastaj laje flokët si zakonisht me shampon e rekomanduar.
Uthull molle: Seriozisht, a ka ndonjë gjë që nuk mund ta bëjë uthulla e mollës? Mbi të gjitha, i mban flokët të hidratuar dhe të pastër, sepse pastron deri në thellësi lëkurën e kokës.
Përziej bashkë të njëjtën sasi të uthullës së mollës dhe ujit. Pasi ta kesh larë flokun me shampon, hidhe përzierjen në flokë (skalp) dhe masazhoje me mollëza për disa minuta. Shpëlaje me ujë të ftohtë.
Majoneza: Disa njerëz nuk mund ta tolerojnë erën e majonezës në flokë, por ajo është një ushqyese mjaft e mirë e flokëve dhe vlerat ushqyese të saj janë të jashtëzakonshme. Aminoacidet dhe proteinat që gjenden në yndyrën e majonezës do t’i mbajnë flokët të fortë, të butë dhe të shkëlqyeshëm.
Me një gjysmë filxhani majonezë, masazho skalpin dhe flokët e dëmtuar nga boja. Mbuloji flokët me një kapuç dushi dhe mbaji për 30 minuta. Pastaj laji si zakonisht me shampon.
Avokado: Ky super ushqim do të hidratojë dhe ushqejë rrënjët në thellësi. Tulin e një avokadoje përzieje me një lugë gjelle vaj ulliri dhe me një copë banane.
Aplikoje maskën në flokët e dëmtuar, që nga rrënjët deri në maja. Mbuloji flokët me një kapuç dushi dhe mbaji për 30 minuta. Pastaj laji si zakonisht me shampon. /Telegrafi/