A e dini se vetullat mund të ndryshojnë gjithë mënyrën sesi duket fytyra juaj? Kur jeni të mërzitura, të lumtura, të zemëruara, vetullat tuaja zakonisht janë të parat që e përcjellin gjendjen tuaj emocionale.
Këta 3 hapa ju vijnë në ndihmë për të gjetur formën më të mirë të vetullës suaj dhe harkun natyral të saj:
1- Mbani furçën e grimit ose lapsin në vijë paralele me mesin e njërës anë të hundës, duke shkuar drejt ballit dhe kur furça të arrijë vetullën, kuptoni se ku duhet të fillojë vetulla juaj.
2- Vendosni furçën (lapsin) diagonal nga pjesa anësore e hundës, duke përshkruar cepin e syrit. Aty duhet të përfundojë vetullat juaj
3- Mbajeni furçën diagonal nga mesi i hundës me mesin e syrit, shkruan Anabel. Kur ajo të takojë vetullën, aty duhet të jetë pjesa më e lartë e saj, pra harkut i vetullës. /Telegrafi/