Telegrafi

Si të keni vetullat e trasha sikur Gigi Hadid, Zendaya apo Dua Lipa

Gigi, Zendaya dhe Dua kanë të përbashkët, ndër të tjera, vetullat e trasha. Nëse i keni kështu natyrale, na thoni, ndonëse profesionistët dinë si t’i krijojnë

Nëse për momentin nuk preferoni “brow lamination” – një metodë që kryhet nga estetistet dhe u jep vetullave formë uniforme përmes një losioni që i ndihmon të qëndrojnë të krehura dhe të ngritura sipër – mund të praktikoni një tjetër mënyrë për lyerjen e vetullave.

Për Elite Daily, grimierja Lauren D’Amelio Vente u shpreh se rekomandon përdorimin e një sapuni për vetullat dhe këshilloi mospërdorimin e xhelit.

Sipas saj, xheli i than qimet dhe është e vështirë të punohet mbi produktin. Ajo thotë se me një furçë të pastër dhe sapun për vetullat, krihini qimet për sipër për të arritur formën që dëshironi.

Pas kësaj, nëse shihni që vetullat kanë nevojë për t’u mbushur, mund të përdorni një pluhur ose laps për vetulla.

Pas kësaj, sërish me furçën, jepuni vetullave formë.

Xhelin mund ta përdorni në fund, por këshillohet që të mos e përdorni shpesh pasi mund t’i dëmtojë ato.

E vetmja gjë që po ju mban larg këtyre vetullave janë thjesht mjetet.