Diva latine është gjithmonë e grimuar në mënyrë perfekte dhe i pëlqen pushimet për shkak të buzëkuqit që e vendos në mënyrë specifike.
Një detaj i preferuar gjatë festave të fundvitti është grimi me buzëkuq dhe ndër ato që e praktikojnë me kënaqësi është edhe Jennifer Lopez, e cila zbuloi sekretin e saj për buzët e kuqe perfekte.
“Një nga gjërat më të mira gjatë festave është buzëkuqi. Unë përdor një laps neutral për të rreshtuar buzët. Edhe pse shumë njerëz mendojnë se duhet të jetë i kuq, më pëlqen neutral sepse i bën buzët të duken natyrale dhe më të plota”, ka shpjeguar këngëtarja e njohur, ndërsa në videon e publikuar në Instagram tregon se si ia del.
Pasi ka kornizuar buzët me laps, ajo ka vendosur buzëkuq, por vetëm në mes të buzëve, ndërsa cepat i ka mbushur me furçë buzësh për ta bërë më të saktë aplikimin e buzëkuqit.
Në fund përdor balsam buzësh për të shtuar pak shkëlqim dhe hidratim. /Telegrafi/