Të gjithë duam që të dukemi sikur njerëzit e famshëm të cilët gjithnjë duken bukur sepse i kushtojnë shumë rëndësi stilit, pamjes, flokëve dhe çdo detaji tjetër që i mban ata të rinj dhe të freskët.
Por të gjithë e dijmë se për ta arritur këtë nivel të stilit dhe pamjes nevojitet kujdes i shpeshtë, nëse jo i përditshëm.
Megjithatë, tani duket edhe në tregun tonë po vjen një mundësi e tillë, e cila është e përballueshme për të gjithë. “Për Mua” është një qendër e re për estetikë e cila po hapet në Prishtinë, dhe e cila e ka mision që stilin tonë ta kemi për ditë, dhe jo vetëm kur kemi festa të mëdha familjare ose ngjarje të rëndësishme në të cilat duam të lëmë përshtypje më shumë se zakonisht.
E si ta arrijmë këtë efekt?
Së pari, caktoni së paku dy termine kohore gjatë javës për vizita të shkurta tek stilistët profesionistë të Për Mua, të cilët do të ju këshillojnë për trendet më të fundit të stilit të flokëve dhe make-up, për të ju siguruar se ju do të dukeni bukur jo vetëm në ditët kur ju e vizitoni sallonin.
Së dyti, përcaktohuni që flokët tuaja t’i mbani të shëndetshme, të bukura, të pastra dhe të freskëta për çdo ditë.
Më pas, sigurohuni të përdorni vetëm produktet profesionale të rekomanduara nga stilistët e Për Mua.
Besoni vetëm në eskspertizën dhe talentin e stilistëve profesionistë, për qëndrueshmëri të stilit tuaj, dhe për tu siguruar që ju jeni anëtari më unik i trendit të cilin e përfaqësoni.
Nëse dëshironi që pamja juaj të jetë pasqyra e vërtetë e vlerave, personalitetit dhe stilit tuaj, dhe madje që edhe njerëzit e famshëm që ju njohin të inspirohen nga ju, atëherë zbatoni këto hapa rregullisht, disa herë gjatë javës, që të ndjeheni të rinj dhe krenar me stilin tuaj në përgjithësi.