Site icon Telegrafi

Si do të jetë moti gjatë vitit të ri në Maqedoni?

Gjatë mbrëmjes së vitit të ri moti do të jetë me vranësira mesatare ndërsa në gjysmën e dytë të natës do të ketë erë të përforcuar në drejtim perëndimor.

Sot moti ishte kryesisht me diell, me disa vranësira mesatare në fund të ditës. Temperatura maksimale në vend do të lëvizë në interval prej dy deri tetë gradë celsius.

Edhe në Shkup moti ishte me diell kurse gjatë pasdites kishte vranësira të vogla. Temperatura maksimale ishte tre gradë celsius.

Më së shumti acar sot në mëngjes ishte në Mavrovë me -12 gradë celsius dhe Lazaropole -11 gradë celsius kurse në Gjevgjeli ishte 0 gradë celsius./Telegrafi/

Exit mobile version