Pas të gjitha trazirave dhe sulmeve që tronditën botën, situata është reflektuar edhe në derivatet e naftës dhe çmimin e saj. Analistët thonë se situata është e paqëndrueshme, dhe sipas Agjencisë amerikane për naftë, çmimet e naftës u rritën shtatë cent, edhe atë 46.02 dollarë për fuçi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Derivatet e naftës muajin e kaluar lëviznin mes 44 dhe 52 dollarë për fuçi, pasi në shkurt ra në nivelin më të ulët.
Benzina u zvogëlua për 1,5 ose 2 denarë për litër, ndërsa dizeli është më e lirë se një gjysmë denar. Ky është vendimi i Komisionit Rregullator për Energjetikë i miratuar të martën e kaluar.
Çmimet me pakicë të Eurosuper BS-95 dhe BS-98 EUROSUPER, u zvogëluan me 2.00 denarë/l ose 1,50 denarë/l të konfirmuara me çmimet e përcaktuara me vendim të datës 06.27.2016, dhe me atë çmim të EUROSUPER BS-95 është rritur 61,00 denarë/l, ndërsa çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 është 63.00 denarë/l.
Rregullimi i ardhshëm të çmimeve të derivateve të naftës është planifikuar për 25 korrik. /Telegrafi/