Michael Jackson ka vdekur, mirëpo ai ka një “kopje” që është gjallë.
Është fjala për një iranian, i cili ka dukje shumë të ngjashme me Mbretin e muzikës pop, njofton Telegrafi.
Besohet se ai iu është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike për t’u dukur njësoj si ikona e ndjerë e muzikës.
Dhe për këtë ia ka arritur qëllimit, pasi ngjashmëria është e madhe. Ndërkaq, nuk dihet se sa i kanë kushtuar intervenimet estetike.
Kujtojmë që Michael Jackson ndërroi jetë më 25 qershor të vitit 2009. /Telegrafi/