Telegrafi

Si të hiqni bojën e stilolapsit nga veshja?

Kur veshja është sintetike:
Njolla e bojës së stilolapsit nga një veshje sintetike hiqet duke përdorur një leckë të njomur me qumësht të ngrohtë. Më pas shpëlajeni veshjen me ujë të bollshëm.
Pastrues të tjerë efektiv janë: uthulla ose llaku i flokëve

Kur veshja është pambuk:
Nëse veshja e pambukut është e bardhë fshijeni njollën me sfungjer të lagur me lëng limoni të holluar me ujë.
Nëse veshja e pambukut është me ngjyrë fshijeni njollën me alkool në 90°C.
Detergjent tjetër efektiv: acetoni.

Nga xhinset:
Për të hequr një njollë boje nga xhinset, përdorni një sfungjer të lagur me uthull dhe alkool. Më pas zhyteni veshjen në ujë.
Detergjent të tjera efektive: qumështi, llaku i flokëve.

Kur veshja është mëndafsh:
Për të hequr një njollë boje nga një pëlhurë mëndafshi përdorni llak për flokët.
Detergjente tjera efektive: qumësht i nxehtë, alkool në 90°C.

Kur veshja është lesh:
Për të pastruar një njollë nga veshjet e leshit përdorni aceton. Më pas veshjen shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Detergjente të tjerë efektiv: alkool 90°C, lëng limoni. /Living/Telegrafi/