Videoja në të cilën Emily Didonato dhe Erin Parsons tregojnë si mundeni, në masën më të madhe, të arrini ngjashmëri shumë madhe me aktoren e famshme shikohet me interesim dhe me siguri do të kënaqeni
Teknika “cat eyes” nuk është gjithmonë e njëjtë, ndërkaq për dukje si Angelina duhet të dini saktësisht si të vëni linjën e grimit dhe nga duhet të fillojnë qerpikët artificialë, transmeton Telegrafi.
Për Emilin ishte e nevojshme t’i errësonte vetullat dhe t’i bënte vizualisht më të holla (pa i ndukur!), ndërkaq hunda natyrshëm e vogël është holluar me qitjen e shkathët hijesim okër diç më të errët.
Angelina nuk vë buzëkuq shumë, ndërkaq Erin edhe këtë herë ishte shumë e kujdesshme.
Si të duken buzët më të plota dhe që me atë rast të mos teprohet? Dhe si arrihet ky truk nëse dëshironi buzëkuq “nudo” në buzë?
Edhe këtu del në skenë hijesimi më i errët, ndërsa si do ta përdorë Erin rreth buzëve, duhet patjetër ta shihni vetë! Ide e shkëlqyeshme!
/Telegrafi/