Site icon Telegrafi

Si të formohen vetullat? (foto & video)

Antigona Mahmutaj
Estetiste profesioniste
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine

Vetullat si pjesët e tjera të fytyrës, kanë rolin e tyre për shëndetin dhe bukurinë e fytyrës.

Në parim vetullat shërbejnë për mbrojtjen e syrit nga lëngjet e fytyrës (djersitja, yndyra), nga pluhuri, dhe në përgjithësi nga agresorët e jashtëm. Në aspektin tjetër, vetullat shërbejnë në proporcionet ideale të fytyrës.

Një vetull e bukur e zbukuron edhe më tepër një sy. Nëse bëhet një formim adekuat i vetullave, personi do të kenë pikë shtesë në atraktivitet duke iu afruar proporcioneve ideale.

Formimi i vetullave
Ndër rregullat më të rëndësishme për formimin e vetullave janë këndet e syrit në përpjesëtim me këndet e hundës. Fillimisht duhet përcaktuar formën e fytyrës, dhe në bazë të saj bëhet formimi. Foto në vazhdim bën një demonstrim të tillë:

Përpjesëtimi duhet të jetë si në vazhdim:
A – Fillimi i vetullës: fundi i hundës dhe fillimi i syrit;
B – Harku i vetullës: përfundimi i bebëzës së syrit kur shikohet drejtë;
C – Përfundimi i vetullës: fundi i hundës dhe i syrit
D – Lartësia e vetullës: fillimi dhe fundi i vetullës duhet të jenë njëjtë

Pastaj formimi bëhet në këtë mënyrë sipas fotografive në vazhdim:

Trendi
Aktuale për këtë vit janë vetullat e trasha, te gjata, jo me formësim të ashpër apo me përkufizim të prerë.

Për format e vetullave sipas formës së fytyrës diskutojmë në shkrimin e radhës. /Telegrafi/   

Model: Kadrie Canolli
Video: Robert Bacaj

Exit mobile version