Telegrafi

Si të evitoni erën e pakëndshme të lakrës dhe brokolit

Ndoshta i vetmi element negativ në këto perime është era e pakëndshme gjatë gatimit.

Familja e lakrave në përgjithësi dhe e lakrës së bardhë në veçanti, ishin të shenjta për grekët dhe romakët të cilët i përdornin për të trajtuar sëmundje të ndryshme. E konsumonin të gjallë për të absorbuar më mirë alkoolin.

Me kalimin e kohës, lakra dhe brokoli u përhapën gjithnjë e më shumë në dietat e përditshme për shkak të vlerave ushqimore.

Ndoshta i vetmi element negativ në këto perime është era e pakëndshme gjatë gatimit.

Për të shmangur erën e keqe mjafton te shtoni lëng limoni gjatë zierjes së tyre.

Në këtë mënyrë jo vetëm përmirësoni shijen e brokolit por ruani të paprekura të gjitha vlerat ushqyese.