Seksi i zjarrtë shpesh lë pasoja – gërvishtje nëpër shpinë, gjoks, njolla të kuqe në qafë…Si t’i eliminoni?
Kur partneri pak dalldiset me rastin e bërjes dashuri dhe me thonj gërvisht gjoksin tënd, ato plagë “të ëmbla” do t’i shërosh me kremin i cili përmban antibiotik, të cilin mund ta blini në barnatore.
Nuk do të thuash” Mirëdita, më jepni kremin kundër gërvishtjeve gjatë seksit”, por do ta bëni këtë paksa në mënyrë diskrete, duke kërkuar krem kundër lëndimeve në lëkurë të shkaktuara me thonj.
Nëse në shpinë, apo në ndonjë pjesë tjetër të trupit ke lytha apo puçrra, atëherë lëndimet e shkaktuara gjatë seksit të egër për ty mund të jenë shumë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Prandaj, duhet patjetër të përqendrohesh – sado që të jetë bukur, që partnerit t’i thuash të ketë kujdes lythat të cilët assesi nuk do të duhej t’i kapte me thonj.
Hematomat në trup do t’i eliminosh me xhelin special të ftohtë i cili blihet në barnatore. Shitësit thuaj që je lënduar duke u marrë me sport.
Në atë rast mund të të ndihmojë edhe margarina më e zakonshme. Butësisht fërkoje në hematomë disa herë gjatë ditës.
Plagët dhe gërvishtjet mund të shkaktohen gjatë seksit në vend të papërshtatshëm, apo për shkak të pozitës së pazakonshme.
Nëse dy, tri ditë pas seksit në veturë, në tavolinë pune, në elemente kuzhine… ndien dhembje në pjesën e poshtme të shpinës, mos bën panik, nuk do të shtangohesh, nuk do të sëmuresh nga “dhembja e eshtrave”.
Ajo dhembje vetëm që do të ta rikujtojë një aksion të zjarrtë të para disa ditësh, por do të shërohet me masazh, me fasha të ftohta, me qëndrim më të gjatë në vaskë me ujë të ngrohtë.
Kallot në gjunjë mund t’i zbusësh me krem për plagë, por edhe me flaster special me melhem bimësh. /Telegrafi/