Prodhimi vendor në Kosovë është duke shënuar rritje çdo vit, ndërsa tregu i BE-së me më shumë se 500 milionë banorë po hapet edhe për fermerët kosovarë.
Si të depërtojnë fermerët kosovarë në tregun e BE-së:
– Të rrisin cilësinë e prodhimit
– Të aplikojnë sisteme të kontrollit të cilësisë
– Të aplikojnë standarde të sanitarisë
– Të përdorin pesticide dhe preparate tjera të pranuara nga BE-ja
Gjurmueshmëria
Një ndër kriteret kryesore që kërkohen për të eksportuar prodhimet vendore në vendet e Bashkimit Evropian është gjurmueshmëria. Ky kriter aplikohet tek të gjitha prodhimet ushqimore për të identifikuar lehtë prejardhjen e produktit të plasuar në treg.
Përdorimi i pesticideve dhe preparateve të tjera
Prodhuesit vendor duhet të jenë të informuar për Listën e Zezë të pesticideve dhe kimikateve të tjera që nuk guxojnë të përdoren në produkte ushqimore.
Prodhuesit vendorë duhet të konsultohen me këshilltarët komunal dhe me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë për secilën fazë të prodhimit dhe për kriteret që duhet t’i plotësojnë për të nxjerrë në treg prodhime të sigurta për konsum.
Këshillat për fermerët vendor ofrohen falas!
Vizitoni www.keshillabujqesore.com dhe njihuni me këshilltarët tuaj komunal!
Artikull i sponsorizuar