Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe reperi Gjiko shumë shpejt do të vijnë me një bashkëpunim. Kënga ka përfunduar së incizuari, e ndërsa pritet vetëm finalizimi i videoklipit.
Reperi, i cili gjatë kësaj vere publikoi edhe këngën e tij solo “Mos ma përzij”, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram një video ku shihet një nga skenat e klipit.
Titulli i këngës është “Hajmali” dhe është punuar nga Big Bang Beats. Videoklipi do të jetë shumë interesant pasi nga imazhet shihet se Gjiko do të “martohet” dhe gjatë dasmës do të ndodhë diçka./Telegrafi/