Site icon Telegrafi

Si do të duken “ulëset e privilegjuara” te aeroplanët deri në vitin 2025?

Mund të duket sikur viti 2025 është shumë larg, por për vendet e reja luksoze të “biznes klasit” të linjave ajrore – të cilat mund të duhen vite për t’u projektuar dhe vendosur – është shumë afër.

Pra, si do të duket klasa e biznesit në vitin 2025? Çfarë risi janë rezervuar për pasagjerët dhe shumë pyetje, pritet t’i jepen përgjigje gjatë viteve të ardhshme.

Gjithçka sillet rreth pandemisë COVID-19, si reagojnë linjat ajrore, si shkon rikuperimi gjatë vitit të ardhshëm dhe sa linja ajrore duan të bëjnë përpjekje për të krijuar një vend të ri luksoz për pasagjerët, raporton cnn.

Zakonisht duhen rreth dy deri në tre vjet për të krijuar një ulëse të re të klasit të biznesit, nga momenti i konceptimit deri tek koha kur pasagjeri i parë të ulet në të, transmeton Telegrafi.

“Në përgjithësi, një karrige e klasit të biznesit mund të projektohet nga e para dhe të sillet në treg për rreth 24-36 muaj”, shpjegon Anthony Harcup, drejtor i lartë në Teague, një kompani e dizajnit industrial që punon ngushtë me linjat ajrore dhe prodhuesit e aeroplanëve.

Koha do të varet nga një sërë faktorësh

Për shembull, a është ky vend ekzistues që një kompani ajrore e ka shfrytëzuar edhe më parë, apo diçka krejtësisht e personalizuar për një linjë ajrore?

A është vendosur ulësja në këtë lloj aeroplani më parë, apo prodhuesi duhet ta ridimensionojë atë – nga versioni i përdorur në një Boeing 777 të madh në një Airbus A330 të madhësisë së mesme, ose anasjelltas?

Sa dimensione të ndryshme të aeroplanëve do të kemi pasi secila ulëse ka nevojë për një ri-dizajnim?

A do të vendoset në vendin e vjetër të aeroplanit apo në një vend special? Sa pjesë të flotës së vjetër duhet të rinovohen apo duhet krejtësisht të largohen.

Dhe kur të vijë koha për të rinovuar aeroplanët e vjetër – a do të bëhet kjo në të njëjtën kohë gjatë funksionimit apo aeroplani do të largohet për t’i shtuar vendet e reja?

Këto pyetje të fundit janë thelbësore sepse kanë koston e vetë në të ardhura dhe kohë.

United Airlines njoftoi për risinë rreth ulëseve, Polaris në muajin qershor të vitit 2016 dhe ende, pas më shumë se pesë vjet më vonë, nuk e ka përfunduar projektin – dhe, në të vërtetë, as nuk ka nisur në disa prej aeroplanëve të saj.

Ndërkohë, mini-suitat e klasit të biznesit me dyer si te Qatar Airways Qsuite, Delta ONE Suite dhe JetBlue’s Mint Suite – tani janë produkte të reja që i presin udhëtarët e klasës së biznesit, pavarësisht nëse janë në një Boeing 777 të madh ose një familje më të vogël  të Airbus A321, aeroplan i udhëtimeve të gjata.

Ngritja e rreshtit të vetëm

“Në pesë vitet e fundit”, shpjegon Harcup, “preferencat e udhëtimit, zhvillimet teknologjike dhe ndryshimet gjeopolitike kanë shkaktuar një rënie të madhe të kërkesës për vende më të privilegjuara kundrejt aeroplanëve për të gjithë”.

Ky trend është përforcuar nga tërheqja e aeroplanëve të vjetër, si Boeing 747, gjatë pandemisë COVID-19, transmeton Telegrafi.

Si rezultat, “linjat ajrore kanë filluar t’i pajisin aeroplanët e tyre me një rresht të ulëseve të sheshtë, në mënyrë që të mund të kryejnë linja të mesme dhe të gjata me nivele të ngjashme rehatie, e cila është tendencë në rritje”, tha Harcup.

“Nëse kjo vazhdon, tregu i ardhshëm për udhëtimet e klasës së biznesit – ose të paktën një segment i madh i tij – do të jenë në një rresht”, shtoi ai.

Pra, lajmi i madh janë aeroplanët e vegjël, veçanërisht Airbus A321XLR me trup të ngushtë me një rresht – XLR për “varg ekstra të gjatë” dhe i aftë për të fluturuar deri në 10 orë – gjersa vendet në këta aeroplanë do të duken krejt ndryshe nga klasat e mëparshme të biznesit për shumë linja ajrore.

“Në vitet e ardhshme do të dalin në treg shumë ulëse të reja, të dizajnuara vetëm për një rresht”, thotë Harcup. “Ato janë duke u zhvilluar tek të disa kompani kryesore të prodhimit të ulëseve, por e cila ka filluar të praktikohet nga shumë të tjera”, pohoi ai.

JPA Design është një nga emrat e mëdhenj të ulëseve, pasi ka shpikur disa nga ulëset më të njohura në treg.

Drejtori i zhvillimit të biznesit të saj, Richard D’Cruze, shpjegon se, për vendet e së ardhmes “nuk është gjithashtu e mjaftueshme të flasim për atributet standarde të produktit të rehatisë, privatësisë dhe luksit; qëndrueshmëria duhet të figurojë, kështu që do të të jetë një shtysë shtesë nga linjat ajrore dhe furnitorët për të përmirësuar kredencialet mjedisore të vendeve të tyre të klasës së biznesit”.

“Disa shembuj do të ishin nëpërmjet materialeve të dekorimit dhe përfundimit me burim më etik ose peshës së lehtë për të reduktuar djegien e karburantit dhe emetimet e karbonit që rezultojnë”, shtoi ai.

JPA po punon për një vend të ri të quajtur AIRTEK në bashkëpunim me Williams Advanced Engineering – nga shtëpia e motorsporteve Williams – dhe SWS Certification.

“Versioni origjinal ishte synuar për flotat me dy rreshta me trup të gjerë. Megjithatë, pas diskutimeve me linjat ajrore dhe shitësit e ulëseve, ne kemi zhvilluar gjithashtu një version për flotat me një rresht me trup të ngushtë për të përmbushur kërkesën në rritje për një produkt të klasit të biznesit të shtrirë më shumë”, tha ai.

Mund të duket kundër intuitive, por trupat e ngushtë me një rresht kanë shumë më tepër hapësirë për ulëset e klasit të biznesit sesa trupat e gjerë me dy rreshta, proporcionalisht. Është ekuivalenti i tre vendeve ekonomike në të dyja anët e korridorit, krahasuar me diçka si dy të tretat e asaj hapësire për ulëse biznesi në një trup të gjerë.

Kjo do të thotë se vende të reja janë në rrugë e sipër.

“Peizazhi tregtar po ndryshon dhe po krijon një gjeneratë krejtësisht të re të produkteve”, thotë Harcup.

“Ajo që po shohim tani është një pamje e një momenti në kohë – klasa e biznesit po ndryshon formë. Jam i emocionuar të shoh se si do të evoluojë dhe ku do të vendoset”, pohoi ai. /Telegrafi/

Exit mobile version