Këshillat e një grimiereje profesioniste
Ekspertët thonë që me aplikimin e një shtrese të hollë të lapsit për sy në qepallat e poshtme mund të krijoni përshtypjen që sytë ju janë më të mëdhenj.
Një laps i zi ose kafe në qepallat e sipërme është pothuajse standard për shumë gra që besojnë se një përbërje e tillë krijon një formë më të bukur.
Mirëpo, shumica e grave nuk marrin guximin që qepallat e poshtme t’i ngjyrosin me laps për shkak të mendimit të gabuar që do të zvogëlonte sytë, shkruan Mind Body Green, përcjell Telegrafi.
Lapsi në qepallat e poshtme
Nëse aplikoni në mënyrën e duhur grimin, lapsi në qepallat e poshtme vizualisht do t’i rrisin sytë.
Nëse aplikoni në mënyrën e duhur grimin, lapsi në qepallat e poshtme mund të krijojnë përshtypjen që sytë ju janë më të mëdhenj.
– Linja e hollë e lapsit në qepallat e poshtme mund të rrisë vizualisht sytë tuaj. Teknika të cilën e preferoj përfshin lapsin krem për sy, të cilin me brushë lyej ngadalë nën qepallë, thotë grimierja
Jenny Patinkin.
– Propozoj kombinimin e ngjyrës së kafenjtë dhe të hirtë, – thotë ajo.
Me krijimin e nuancës suptile horizontale nën sy krijohet iluzioni që linja e poshtme e qerpikëve është më e ulët, andaj sytë duken më të mëdhenj. /Telegrafi