Sot po merremi me truqe të stilistes së famshme Jen Atkin, e cila kujdeset për dukjen e të famshmeve, ndër të cilat edhe të Kendall Jenner
Teknika të cilën e përdor eksperti nuk është evështirë, ndërkaq rezultati është flokë të dendur.
Ju nevojitet vetëm hijesimi për sy. Mirëpo, është me rëndësi të zgjidhni ngjyrën e cila është e ngjashme me flokët tuaj.
Mund të zgjidhni edhe nuancën më të shndritshme, transmeton Telegrafi.
Ndiqni hapat në vijim:
▪ Më parë bëni gërshetin. Kjo metodë përdoret vetëm për flokët të cilët janë bërë gërshet, apo stilin i cili kërkon gjel apo llak për flokë. Nëse flokët ju janë të lëshuara, me siguri nuk do të keni kurrfarë efekti.
▪ Merrni hijesimin për sy apo për vetulla i cili i përshtatet 100 për qind apo së paku 90 për qind ngjyrës suaj të flokëve.
▪ Pastaj, plotësoni me brushë të buzëkuqve të gjitha zbrazëtitë në majë koke.
Çfarë keni arritur?
Do të keni më shumë flokë kur t’i mbuloni të gjitha vendet ku nuk keni pasur flokë.
E vetmja mungesë e kësaj teknike është që zgjat vetëm deri te larja e ardhshme e flokëve. /Telegrafi/