Site icon Telegrafi

Si do të dukej SHBA nëse Kanadaja do të bëhej shteti i 51-të?

Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump në disa raste me një dozë ironie i ka propozuar kryeministrit kanadez Justin Trudeau, që të bëhet Kanadaja shteti i 51-të i Shteteve të Bashkuara.

E ka mjaftuar kjo deklaratë që të fillojnë teori të ndryshme, lidhur me atë se si do të dukej harta e Shteteve të Bashkuara me Kanadanë brenda saj, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara do të kishin 7.6 milionë kilometra katrorë, duke tejkaluar kështu me territor Rusinë e cila ka 6.6 milionë kilometra katrorë.

Do të kishte gjithashtu 200 miliardë barela të rezervave të naftës, duke përfshirë këtu pasuri tjera natyrore si druri dhe mermeri dhe do të mbante epitetin e furnizuesit më të madh në botë me ujë të pijshëm.

Në anën tjetër popullata e këtij vendi do të rritej duke shkuar në 373 milionë banorë, por që akoma do të mbetej mbrapa Kinës dhe Indisë.

Ajo çfarë më së shumti do të luante rol ky “bashkim” do të ishte aspekti ekonomik, për faktin se Kanadaja është fuqia e katërt ekonomike në botë dhe GDP-ja e SHBA-ve do të rritej dukshëm. /Telegrafi/

@beyondborders_maps What If Canada Joined the USA? 🌎🇨🇦🇺🇸 #canada🇨🇦#usa #unitedstates #map #maps #geography #donaldtrump ♬ original sound – Beyond Borders
Exit mobile version