Site icon Telegrafi

Si do të dukej formacioni i Real Madridit me Kylian Mbappe në ekipin sezonin e ardhshëm – ata do të ftonin Ligën e Kampionëve me këta yje

Media të shumta të besueshme kanë shkruar gjatë ditës se Kylian Mbappe ka njoftuar PSG-në për largimin, ndërsa Real Madridit më shumë gjasë do të jetë klubi i tij i ardhshëm.

Një pyetje e madhe që do të ishte në mendjen e të gjithëve është se si do të përshtatej Mbappe në skuadrën aktuale të Real Madridit. Përgjigja është e thjeshtë formacioni 4-3-3.

Real Madrid rreshtohej me formacionin 4-3-3 kur fitoi Ligën e Kampionëve dhe La Ligën në vitin 2022. Ata do kanë të njëjtin trajner, Carlo Ancelottin.

Për t’u akomoduar, Ancelotti thjesht duhet të rikthehet në sistemin e tij 4-3-3 që kishte me Karim Benzema në sulm, ku ai pastaj e fitoni Topin e Artë në fund të atij sezoni.

Mbappe nuk është një numër 9 tipik që qëndron përpara duke pritur mundësitë. Ashtu si Benzema, Mbappe i pëlqen të depërtojë thellë për të marrë topin dhe për të ndikuar në lojë.

Vinicius krijoi një partneritet vdekjeprurës me Benzeman duke luajtur në këtë mënyrë dhe ka të ngjarë ta bëjë këtë edhe me Mbappen.

Në krahun e djathtë, Rodrygo, do tua mundësonte që të krijonin një treshe shkatërruese.

Jude Bellingham ka të lëshohet më poshtë me mbërritjen e Mbappe. Anglezi ka qenë golashënuesi më i mirë i Realit këtë sezon, por kjo është puna e një sulmuesi.

Më në fund, me ardhjen e Mbappe do t’i jepet fund mesfushës me katër lojtarë, ndërsa Edouardo Camavinga mund të ketë një rol të reduktuar.

Më poshtë e gjeni formacioni më të mirë që me Mbappen do ta kishte Real Madridi, ku do të ishte kandidat kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version