Telegrafi

“Si të dominosh në sektorin e patundshmërisë” – Seminar ekskluziv për strategjitë dhe teknikat e shitjes në patundshmëri

Në një kohë kur konkurrenca në sektorin e patundshmërisë është gjithnjë në rritje, një mundësi e jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë tuaja po vjen në Prishtinë. “Denis Gafuri Sales Training” ka kënaqësinë të shpallë organizimin e një seminari ekskluziv me fokus në rritjen e suksesit në fushën e patundshmërisë.

Në datën 20 Prill, nga ora 10:00 deri në 16:00, në zyret e Insta Built në Prishtinë, do të mbahet seminari “Si të dominosh në sektorin e patundshmërisë”, i drejtuar nga master trajneri Denis Gafuri, një figurë e njohur tashmë në fushën e trajnimeve për shitje. Folëse speciale do të jetë znj.Blerina Xhelili e cila është përfaqësuese e organizatës “Make Money Organisation”, ajo cila sjell me vete një përvojë prej 6 vitesh në fushën e patundshmërisë, duke punuar në kompaninë “Century 21”.

Seminari do të mbulojë një gamë të gjerë temash që lidhen me strategjitë dhe teknikat për të arritur suksesin në sektorin e patundshmërisë. Disa nga temat që do të trajtohen janë:

1.Roli i vetëbesimit në shitjen e patundshmërive;

2.Bazat e patundshmërisë dhe strategjitë e suksesit në shitje;

3.Vendosja e objektivave;

4.Hulumtimi dhe identifikimi i klientëve potencial;

5.Ndikimi dhe bindja e klientëve;

6.Aftësitë negociuese dhe mardhëniet me klientët;

7.Ndikimi i teknologjisë në profilin e patundshmërisë;

8. Identifikimi dhe parandalimi i gabimeve të shpeshta gjatë shitjes në patundshmëri.

 

Ky seminar është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga përvojat e të tjerëve, për të zhvilluar marrëdhëniet profesionale dhe për të krijuar kontakte të reja në fushën e patundshmërisë.

Pjesëmarrës në seminar do të jenë kompani të shumta që i përkasin profilit të patundshmërisë nga Kosova dhe Shqipëria.

Ju ftojmë të merrni pjesë në seminarin “Si të dominosh në sektorin e patundshmerisë” dhe të përfitoni nga njohuritë dhe eksperiencat që do të ndahen me ju.

Rezervo vendin tënd tani: +383 48 687 777 | sales@denisgafuri.com