Site icon Telegrafi

Si të dimë nëse dikush ka paguar për shenjën e kaltër në Instagram?

Përdoruesit e Instagram kanë vënë re një valë ikonash (tick) të kaltra që shfaqen pranë një numri profilesh në platformë, duke i lënë njerëzit të hutuar se si miqtë e tyre arritën në atë që ishte rezervuar më parë për yjet e famshëm botërorë.

Përkatësisht, Instagrami së fundi ka ndjekur hapat e Twitter duke ofruar një shërbim abonimi mujor prej 11,99 dollarësh, të cilin abonentët marrin një profil të verifikuar, transmeton Telegrafi.

Instagram ofron një shenjë të kaltër falas për figurat publike, duke përfshirë profesionistë të ndryshëm, gazetarë, influencues dhe të famshëm, si dhe markat që plotësojnë profilin e platformës dhe kërkesat e përshtatshmërisë.

Profilet e tyre duhet të jenë autentike, unike dhe domethënëse, “ato duhet të përfaqësojnë një person, markë ose entitet të njohur, shumë të kërkuar”.

“Ne shikojmë profilet që shfaqen në burime të shumta lajmesh dhe nuk e konsiderojmë përmbajtjen mediatike të paguar ose të sponsorizuar si burime rishikimi”, u tha nga Instagram.

Pasi të verifikohen, figurat publike, të famshëm dhe markat që plotësojnë disa kërkesa të profilit dhe përshtatshmërisë nuk mund të ndryshojnë emrin e përdoruesit në profilin e tyre, dhe as të transferohen në një profil tjetër.

Nga ana tjetër, është Meta Verified, një model i ri abonimi që lejon çdo përdorues të Instagramit të paguajë çdo muaj për një shenjë verifikimi.

Siç duket aktualisht, Instagram përdori të njëjtën ngjyrë dhe dizajn si për përdoruesit me pagesë ashtu edhe për ata që nuk paguajnë, gjë që e bën të vështirë dallimin tek përdoruesit.

Është e paqartë nëse Instagram do t’i bëjë apo jo të ndryshëm në të ardhmen, dhe Meta sugjeron se i ndihmon njerëzit të kenë më shumë mbrojtje kundër imitimit dhe u jep atyre qasje tek një “person i vërtetë” nëse hasin ndonjë problem. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version