Dy mendime të stilistëve për ngjyrën e vitit
Ne ndamë për ju disa sugjerime të stilistëve rreth mënyrave të bukura për të dizajnuar me jeshile smerald dhe si ta shtoni atë në shtëpinë tuaj pa bërë gabim:
Filloni me detaje të vogla
Nëse e aplikoni këtë ngjyrë për herë të parë, eksperti i dizajnit të enterierit, Richard Petrie, thotë se është mirë që të filloni me ndryshime të vogla, transmeton Telegrafi.
– Jeshilja smerald funksionon shkëlqyeshëm si ngjyrë për çdo dhomë në shtëpinë tuaj. Funksionon veçanërisht mirë me tonet natyrale të drurit dhe larat njëngjyrëshe për të krijuar një pamje moderne.
Nëse jeni ende për minimalizmin, mund të shtoni një divan prej pelushi në këtë ngjyrë moderne. Ose për të filluar, janë vetëm jastëkë.
Plotësojeni me ngjyrë kafe
Nëse jeni duke kërkuar për një ndjenjë relaksimi, kjo mund të arrihet duke përdorur jeshile smerald me ngjyra të tjera të errëta. /Telegrafi/