Telegrafi

Si të dalloni menjëherë nëse partneri juaj po ju tradhton, këto dy metoda funksionojnë çdo herë

Të zbulosh se partneri i juaj po ju tradhton është padyshim një përvojë e tmerrshme për shumë njerëz.

Por, një influencere me bazë në Los Angeles, Fiona Shea, pretendon se ka një zgjidhje për këtë.

Përmes një video në TikTok, ajo pretendon se ekzistojnë dy mundësi kur një mashkull mund t’ju tradhtojë.

@baddgal_fifi how to spot a guy with cheater energy 🤣 #datingadvice #instagram #cheating ♬ original sound – 𝒻𝒾𝑜𝓃𝒶☆

Influencerja amerikane thotë se duhet të keni parasysh këto dy shenja nëse dëshironi që ta kuptoni kur nuk duhet t’i zini besë partnerit tuaj.

Njëra prej këtyre shenjave, sipas saj, është kur një burrë ka një llogari në Instagram dhe ndjek pafund femra të cilat nuk i njeh e posaçërisht ato të cilat ushtrojnë palestër.

Sipas Shea, kjo është shenja e parë kur një burrë ka “energjinë e një tradhtari”.

Një tjetër shenjë, shpjegon influencerja, është kur një burrë ka një llogari në Instagram dhe ndjek secilën femër që ka takuar, qoftë edhe për pak çaste dhe në çfarëdo vendi. /Telegrafi/