1. Krihini flokët dhe mblidhini bisht lart. Sigurohuni të mblidhni edhe balluket.
2. Rreth bishtit vendosni një llastik flokësh, kastile për këtë model. (E gjeni nëpër dyqane ose në treg. Në mungesë pritini majën një çorapeje të trashë dhe mbështilleni, derisa të arrijë formën e një llastiku të trashë.)
3 – 4. Ngrijeni bishtin vertikalisht lart dhe ndajini flokët në 2 seksione: një lart e një poshtë.
5. Shpërndajini flokët, duke u siguruar që i gjithë llastiku i flokëve mbulohet nga flokët.
6. Jepini formë. Pasi keni rrotulluar flokët përgjatë llastikut, mbajini me dorë, ndërsa lërini fundet e flokëve të lira.
7. Seksionin e sipërm të fundeve të lira të flokëve rrotullojeni rreth bazës së topuzit. Sigurojeni me një kapse të hollë të zezë.
8. Merrni një llastik të hollë, të tejdukshëm flokësh dhe vendoseni në bazë të topuzit.
9. Seksionin e poshtëm të fundeve të lira të flokëve rrotullojeni sipas akrepave të orës.
10. Flokët e lira sigurojini me kapëse të zezë, duke fshehur kështu edhe llastikun plastik.
11. Spërkatini me llak.
/Telegrafi/