Site icon Telegrafi

Si të bëni që vetullat të duken më të trasha përmes tetë mënyrave të lehta

Doni të keni vetulla të trasha? Ne kemi disa këshilla të thjeshta

Filloni përgatitjen me lëkurë të pastër, dhe vetulla të thara.

Hapi 1: Poziciononi brushën përgjatë njërës anë të hundës për të gjetur se ku duhet të fillojnë vetullat në mënyrë ideale, transmeton Telegrafi.

Hapi 2: Bëni një kënd nga hunda deri tek qoshja e jashtme e syrit për të parë se ku duhet të përfundojnë vetullat në të vërtetë.

Hapi 3: Krihni vetullat me një brushë për krehje. Kjo ju ndihmon që të shihni formën që doni të bëni dhe të shihni se cilat pjesë janë të pabarabarta.

Hapi 4: Përdorni lapsi kufizues për t’iu dhënë vetullave një formë natyrale, mbushni ngadalë zonat e rralla me laps. Zgjidhni ngjyrën që përshtatet me vetullat dhe ngjyrosni ato.

Hapi 5: Përdorni një brushë për formësim dhe përdorni pudër për ta definuar formën e vetullave edhe më shumë. Qëllimi është që të bëni vetullat të duken më të trasha, por provoni mos t’i mbushni shumë këndet e brendshme të vetullave ose ta bëni fundin e vetullave të duket shume i ashpër.

Hapi 6: Krihni vetullat përsëri me një brushë për krehje për të shpërndarë ngjyrën dhe për të lehtësuar vijat e ashpra.

Hapi 7: Për të mbajtur vetullat në vend dhe për të mos lëvizur përdorni xhel me ngjyrë.

Hapi 8: Merrni një brushë dhe përdorni pudër të padukshme dhe shpërndajeni në perimetrin e vetullave. Kjo bënë vetullat të duken të pastra dhe të formuara.

Në fund

Definimi i përkryer i vetullave ndihmon në formësimin e gjithë fytyrës, edhe nëse nuk keni përdorur makijazh.

/Telegrafi/

R. Q.

Exit mobile version