Lulet do të fillojnë të lulëzojnë, do të mbushen me gjethe dhe do të zhvillohen!
Lulet e fisnikërojnë më së shumti shtëpinë, e bëjnë një oazë pushimi dhe rehatie dhe e fusin frymën e natyrës në hapësirën tonë jetësore.
Për t’u kujdesur siç duhet për bimët tona, është e rëndësishme që herë pas here t’u sigurojmë atyre vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të rëndësishme. Sa shpesh duhet të ushqeni bimën varet nga lulja, por nuk keni nevojë të blini plehra artificiale për të ushqyer, por mund të bëni një ilaç natyral në shtëpinë tuaj.
Një ndër versionet më të zakonshme të plehut të bërë në shtëpi është korja e agrumeve e cila përmban makro dhe mikroelemente të shumta të cilat janë të domosdoshme për rritje dhe lulëzim të luleve të dhomës.
Lëvorja përmban plot kalcium, magnez, azot dhe bashkime të tjera të dobishme, transmeton Telegrafi.
Për përgatitjen e plehut të tillë nevojitet që me thikë të pritet lëvorja e freskët e lëngët e portokallit apo mandarinës.
Lëvoren zhyteni në ujë të ngrohtë dhe lëreni të qëndrojë disa ditë. Nëse është e mundshme, përdorni ujë të distiluar ose ujë shiu. Para se të përdorni suplementin, kullojeni ujin, hidhni portokalliet dhe ujisni bimët me lëngun që rezulton.
Rekomandohet që një ushqyerje e tillë të bëhet çdo 2 javë, gjë që do t’ju lejojë të arrini rritjen aktive dhe lulëzimin e bimëve shtëpiake.
Ju gjithashtu mund të përgatisni pleh nga lëvozhga e portokallit duke e tharë më parë. Lëvorja e tharë e portokallit duhet të grihet në një blender dhe të ruhet në një kavanoz të mbyllur. Hidhni dy lugë gjelle nga pluhuri që rezulton në dy litra ujë, tundni dhe ujisni bimët një herë në dy javë.
Pluhuri i lëvozhgës së portokallit është një insekticid i shkëlqyer natyror që mund të mbrojë bimët tuaja nga vizitorët e padëshiruar. /Telegrafi/