Dizajnerja e famshme ka filluar me promovimin e linjës së vet të grimit për Estee Lauder.
Në profilin e vet në Faceebok, Victoria Beckham ka publikuar videon e cila për disa orë nga publikimi ka pasur më shumë se dy milionë klikime.
Grimi i thjeshtë mbase nuk është edhe nuk bën pjesë ndër më të mirët, mirëpo ajo është përpjekur që të lërë përshtypjen e thjeshtësisë, transmeton Telegrafi.
42-vjeçarja nuk mban të veshur asgjë përveç një golfi nga koleksioni i saj i modës “Victoria Beckham”.
Nëna e katër fëmijëve zbulon se ajo merrej me makijazhin që kur ishte 18 vjeçe, duke i vendosur në kuti të vogla plastike.
“Unë jam pak si kameleon. Unë ndryshoj paraqitjen time, jo vetëm modën, varet se ku jam në botë dhe çfarë kam veshur”, thotë Victoria. /Telegrafi/