Për t’u ndier këndshëm dhe për t’u kënaqur në shtëpinë tuaj, përpiquni që ta rregulloni me nuanca të cilat kënaqin syrin e çdokujt. Ja cilat ngjyra duhet t’i shmangni…
Faqja Zillow Digs e specialuar për rregullim të enterierit, shitjen dhe dhënien me qira të shtëpive dhe banesave ka zbuluar se cilat ngjyra të shtëpive më së shumti i refuzojnë blerësit potencialë, përkatësisht për shkak të të cilave patundshmërive dukshëm u ka rënë çmimi, transmeton Telegrafi.
Agjentët e shitjes së patundshmërive i kanë veçuar këto pesë ngjyra si më të padëshiruarat në rregullimin e shtëpisë:
1. E bardha në të verdhë
Pothuajse secilës shtëpi apo banesë në të cilat kuzhina është e ngjyrosur me këtë ngjyrë u ka rënë çmimi.
2. Ngjyra e gëzhojave të vezëve
Edhe pse kjo ngjyrë, njësoj si edhe e bardha në të verdhë, i bën hapësirat të vogla, si p.sh. kuzhinat e ngushta, mund të duket “e vdekur” apo monotone kur muret janë të lyera me ngjyrë gëzhoje të vezëve.
3. Përzierjen e ngjyrës së gjelbër ulliri me ngjyrën e gështenjtë
Kjo konsiderohet si ngjyra më e keqe në botë, pra nuk është për t’u habitur që Pantone 448 C është në listën e ngjyrave më së paku të dëshiruara nëpër shtëpi. Blerësve posaçërisht refuzuese u janë dhomat e gjumit, e aq më tepër banjat e lyera me këtë ngjyrë.
4. Terakota
Shtëpive në të cilat dhoma e ditës është e lyer me nuancë terakote edhe më shumë u bie çmimi sesa shtëpive me dhomën e gjumit të lyer me ngjyrën më të keqe në botë.
5. Disa nuanca të hirta
Disa nuanca të hirta blerësit i adhurojnë, ndërsa të tjerët nuk i duan fare. Nuancat e hirta të errëta më të yndyrshme janë më tërheqëse, ndërkaq nuancat e hirta të shndritshme janë më të preferuara. /Telegrafi/