Telegrafi

Si të bëheni grua me stil

Eleganca mund të jetë e llojllojshme. Sharon Stone njëra ndër gratë që vishet më së miri në Amerikë, që në moshën e vajzërisë ka qenë e bindur se Fred Astaire dhe Ginger Rogers janë simbole të gjalla të elegancës. Duke u rritur, gjithnjë e më shumë e ka kopjuar stilin e tyre: gjatë ditës ka veshur rroba me prerje të meshkujve, ndërsa në mbrëmje rroba yjesh.

Disa mendojnë se veshje shik ka posaçërisht Karolina e Monakos, të tjerët e theksojnë zonjën Sarkozi, e cila asnjëherë nuk e tepron me asgjë. Fshehtësia e elegancës qëndron në mosvënien në sy, e cila mundëson që gardëroba e njëjtë të mbahet gati 30 vjet.

Cilat janë rregullat e elegancës?

E zeza është bazë për të cilën nuk diskutohet, ndërsa ngjyra bezhë formëson kornizën me të cilën nuk mund të gabohet. Dhe, ia vlen të kujdesemi për aksesorë dhe për dekorime. “Gjithmonë e mbaj vetëm një pjesë të stolive, thotë Sharon Stone. “Një palë vathë me diamante njëkaratësh ose vetëm unazën”. Megjithatë, eleganca ndërron me të njëjtin ritëm sikurse edhe shoqëria. Sot nuk ka më ngjyra që nuk përputhen, por i vetmi rregull është se duhet veshur në harmoni me kohën. Hulumtimet e bëra në Itali në mesin e 1300 femrave tregojnë se gjithnjë e më i vogël është numri i “viktimave të modës”, që janë të gatshme ta pranojnë secilën “çmenduri” të saj. Femrat po e pranojnë atë që po u pëlqen dhe prej risive po marrin vetëm atë që e vulos stilin e tyre tashmë të ndërtuar. Prandaj, siç shuhet, elegancë është racionale: veshmbathja zgjidhet sipas komoditetit që ofron ajo, sipas çmimit dhe cilësisë së stofit.

Katharine Hepburn që moti pati deklaruar se moda e lë të ftohtë, është bërë e famshme me stilin e saj mashkullor – femëror. Ngjashëm mendojnë sot edhe shumë gra. Deri para disa vjetësh ka qenë në trend të ndjekësh modën. Ndërkohë kanë ndryshuar edhe konsumatorët me zgjedhjet dhe me kërkesat e tyre: nuk dëshirojnë që veshja të shpreh origjinalitetin, por personalitetin.

Luksi i tepërt, të cilin e mbështet Ivanka Trump, janë të huajat për shumicën e femrave, madje edhe për gratë e pasura.

Gardëroba, më shumë se kurrë, është bërë ‘evergreen’, kanë kaluar kohët kur në fund të çdo stine nxirreshin gjërat demode. Është tendencë që të ruhen gati të gjitha rrobat. Sepse, siç thoshte Coco Chanel, “Moda shkon, stili mbetet”.

Thelbi i elegancës së femrave të sotme është liria. Liria e të zgjedhurit dhe liria për të qenë ato që janë. “Eleganca nuk ka të bëjë me rrobat”, thotë njëra ndër gratë më elegante në botë, Catherine Deneuve. “Ku qëndron fshehtësia? Në vënien e baraspeshës me brendësinë e trupit.

/Telegrafi/