Site icon Telegrafi

Si të bëhemi evropianë, kurse për fëmijët në Kinë (Video)

Familjet e pasura kineze janë përfshirë nga mania për të hedhur para në kurse të shtrenjta ku fëmijëve të tyre u mësohen rregullat perëndimore të mirësjelljes.

Pjesëmarrja nis që nga moshat 6 vjeç prindërit shpresojnë se përmes një edukimi të tillë të normave të sjelljes, fëmijët e tyre do të ketë një fillim të mbarë në jetë.

“Fëmijët duhet të jenë fëmijë, kjo është e vërtetë, por ata duhet të mësohen edhe me disiplinën. Nuk munden për shembull që në publik të bërtasin e të ulërasin, sepse nuk është bukur. Duhet të mësojnë sesi te sillen”, thotë një nënë.

Fëmijët mësohen sesi të qëndrojnë me shpatullat drejt, si të hanë në tryezë, si të ecin mirë e për këtë bëjnë ushtrime ekuilibri me një libër në kokë, si të përshëndesin me shtrëngim duarsh etj. Nga ana tjetër, udhëzohen edhe sesi të sillen mirë e të jenë të sjellshëm. /tch/

Exit mobile version