Site icon Telegrafi

Si të aplikoni konturat nëse keni fytyrë rrumbullake?

Konturimi i fytyrës është një teknikë e make-up-it që përdoret për të theksuar tiparet natyrale dhe për të krijuar iluzionin e formës së dëshiruar të fytyrës.

kjo metodë ndihmon në definimin e mollëzave, zvogëlimin vizual të ballit apo hundës, si dhe në krijimin e një strukture më të balancuar dhe harmonike.

Sot, konturimi është bërë pjesë e pandashme e rutinës së përditshme, falë efektit të tij transformues dhe mënyrës së thjeshtë të aplikimit.

Me teknikat e duhura dhe produktet e përshtatshme, konturimi mund të jetë i lehtë dhe i përshtatshëm për çdo formë fytyre.

Por si ta konturoni fytyrën nëse e keni rrumbullake, një influencere ndau një truk interesant.

Ajo aplikoi konturën tek pjesa e kapakëve të syve, duke formuar një formë rrethore deri tek pjesa e mollëzave.

Sipas saj, kjo metodë ndihmon që fytyrë të duket më e ngrehur lartë dhe kontura tek kapakët funksionon si një bazë e mirë për sy.

Ajo gjithashtu e aplikoi konturën tek pjesa e ballit dhe tek hunda më pas e shkriu të gjithën me një brushë. /Telegrafi/

Exit mobile version