Site icon Telegrafi

Si ta zhbllokoni tualetin me ndihmën e një shisheje plastike

(Foto: Pexels)

Nëse keni problem me guacën e bllokuar të tualetit dhe nuk keni pranë gomë me vakum, për zhbllokimin mund t’ju ndihmojë edhe një shishe plastike e zakonshme prej dy litrash.

Nëse keni probleme me bllokimin e kalimit të ujit në guacën e tualetit, kjo mund të bëhet një makth, veçanërisht nëse nuk keni një gomë vakumi. Megjithatë, ka mënyra tjera për ta zhbllokuar duke përdorur sende shtëpiake që zakonisht i posedoni, të tilla si një shishe plastike.

Shishja prej dy litrash është më e mira për këtë opsion dhe është e përkryer për pastrimin e bllokimeve më të vogla. Nëse guaca është i mbushur deri lart, filloni duke hequr ujin e tepërt në kovë, në mënyrë që të shmangni derdhjen në dysheme dhe qilima.

Lexo po ashtu A e keni ditur se gjithmonë e keni vënë gabim freskuesin në guacën e tualetit

Më pas, merrni shishen e zbrazët plastike, hiqni kapakun dhe shtyjeni zgjatimin në hapjen e guacës. Nëse pjesa e sipërme e shishes është shumë e vogël për ta mbuluar hapjen e drenazhit, përdorni fundin më të gjerë të shishes. Për ta bërë këtë, shtrëngojeni fort kapakun e shishes dhe priteni fundin e poshtëm të shishes plastike.

Më pas futeni anën e hapur të shishes në tualet dhe shtrydheni shpejt. Kjo ngjeshje do të krijojë presion që krijon një rrjedhje të fortë ajri në hapjen e drenazhit të ujit. Përsëriteni këtë proces derisa bllokimi të zhbllokohet. Pas kësaj, mund të derdhni ujë të ngrohtë për t’i pastruar të gjitha mbetjet dhe kontrolloni nëse funksionon. Megjithatë, mos përdorni ujë të vluar. /Telegrafi/

Exit mobile version