Ndonjë njeri juaj i dashur sapo ka hyrë në shtëpi të re, ndërkaq ju frikësoheni se do të gaboni në zgjedhjen e dhuratës!
Dhurata nuk do të duhej të jetë “bekimi” juaj i banesës së re në të cilën personi juaj i dashur fillon një kapitull të ri të jetës së tij.
Miqësia nuk bazohet vetëm në afërsi, por edhe në shenja të vogla kujdesi, të cilat tregojnë që ju për atë person mendoni vazhdimisht dhe dëshironi që për të të bëni diçka të mirë, transmeton Telegrafi.
Dhuratat që qëndrojnë gjatë, siç janë objektet dekorative apo praktike, do t’i shpërbejnë personit të cilit ia keni dhuruar që çdoherë të mendojë për ju, kur t’i shohë, shpjegon Ana Musson, këshilltare për bonton.
Ajo këshillon të bëni dhuratë një lule në saksi, patjetër të paketuar në kuti në mënyrë që të mos rrëzohet apo dëmtohet gjatë festimit të hyrjes në shtëpi të re, pastaj elemente të ndryshme të imëta dekorative, në harmoni me shijen e personit të dashur së cilës ia dedikoni.
“Ëmbëlsira, ose specialitete të tjera, të cilat vetë i keni përgatitur, gjithashtu janë dhuratë e bukur, sepse i kontribuojnë ceremonisë së festimit dhe të gjithë mysafirët do të kënaqen me to. I njëjti rast është edhe me një shishe vere të mirë, nëse dini se çfarë vere nikoqiri preferon”, këshillon Msuson.
Ajo ka edhe rekomandimin për ata të cilët festojnë hyrjen në shtëpinë e re, i cili është – mos bëni për secilin mysafir “turne” nëpër banesë apo shtëpi.
“Kjo do t’ju marrë shumë kohë dhe mysafirëve do të bëhet monotone. Lini mysafirët që vetë të shikojnë, ndërkaq cilëndo pyetje që jua bëjnë juve, do t’ju përfshijnë natyrshëm në bisedë, sesa “turneu turistik”, thekson Musson. /Telegrafi/