Site icon Telegrafi

Si ta zbardhni pigmentin e lëkurës së fytyrës

Dita e madhe e ëndrrave po afron (dasma) dhe ju dëshironi që ta keni një nur të bukur në një ditë kaq të veçantë? Epo, kjo është dëshira e të gjitha femrave në mbarë boten, që ditën e dasmës të jenë princesha e bukurisë dhe e madhështisë.

Në fakt, ka disa femra të cilat tashmë pëlqejnë ngjyrën "bronzuese" në lëkurën e tyre në një ditë kaq të veçantë. Por, ka edhe nga ato femra, të cilat dëshirojnë të ruajnë akoma dhe të ekspozojnë brishtësinë e nusërisë, duke u prezantuar me një imazh delikat, sensual dhe shumë atraktiv.

Por, si mund të ndihmoni në procesin e zbardhjes së lëkurës me produkte natyrale? Çdo gjë e ka një zgjidhje. Mjafton të merrni kos natyral të përgatitur në shtëpi, dhe me atë ta lyeni fytyrën për disa javë dhe muaj rresht. Masën e kosit e lini të qëndrojë në fytyrë disa minuta, pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët. /Telegrafi/
 

Exit mobile version