Telegrafi

Si ta shikoni listën e çdo personi që jua ka injoruar kërkesën për tu bërë miq në Facebook? (Foto)

Nëse jeni përdorues i rrjetit social ‘Facebook’, me siguri e dini atë ndjenjën e pakëndshme kur e pritni dikë që t’jua pranojë kërkesën për tu bërë miq.

Por, ekziston një mënyrë shumë e lehtë dhe e thjesht për ta shikuar listën e krejt njerëzve të cilët nuk jua kanë pranuar kërkesën për tu bërë miq, transmeton Telegrafi.

Kyçuni në Facebook dhe klikoni ikonën “Friends” në pjesën e djathtë të ekranit

Klikoni butonin “See All”

Pastaj, klikoni butonin View Sent Requests”

Dhe, tani keni qasje për t’i parë të gjithë njerëzit që nuk e kanë pranuar kërkesën për tu bërë miq. /Telegrafi/