Nëse jeni përdorues i rrjetit social ‘Facebook’, me siguri e dini atë ndjenjën e pakëndshme kur e pritni dikë që t’jua pranojë kërkesën për tu bërë miq.
Por, ekziston një mënyrë shumë e lehtë dhe e thjesht për ta shikuar listën e krejt njerëzve të cilët nuk jua kanë pranuar kërkesën për tu bërë miq, transmeton Telegrafi.
Kyçuni në Facebook dhe klikoni ikonën “Friends” në pjesën e djathtë të ekranit
Klikoni butonin “See All”
Pastaj, klikoni butonin “View Sent Requests”
Dhe, tani keni qasje për t’i parë të gjithë njerëzit që nuk e kanë pranuar kërkesën për tu bërë miq. /Telegrafi/