1. Fjala kyç është: hidratim. Për këtë vazhdoni të hani shumë fruta dhe perime dhe të pini të paktën një litër e gjysmë ujë çdo ditë për të hidratuar nga brenda lëkurën tuaj.
2. Kur bëni banjë lëreni mënjanë sapunin e zakonshëm dhe përdorni produkte të veçanta që e hidratojnë në maksimum lëkurën si për shembull vajrat.
3. Në qoftë se ju bie lëkura mos hezitoni që ta fërkoni gjatë larjes për të larguar qelizat e vdekura. Ndryshe nga ajo që mendohet nuk do të heqë ngjyrën e lëkurës suaj por do ta bëjë atë të ndritshme. Për këtë mund të përdorni dhe një peshqir të njomur, paksa të ashpër.
4. Kujtohuni që ta hidratoni gjithmonë lëkurën në mbrëmje dhe në mëngjes dhe pas çdo dushi që bëni. Janë të këshillueshme kremrat hidratues dhe kremrat pas diellit që në të njëjtën kohë dhe e freskoj në lëkurën.
5. Fytyra meriton një trajtim special. Trajtojeni fytyrën me produkte delikate dhe aplikoni rregullisht (dhe çdo dy ditë në qoftë se është e mundur) maska ushqyese me fruta si banane, kivi.
6. Në qoftë se në lëkurë fillojnë t ju shfaqen disa njolla më të errëta se sa pjesa tjetër (janë shenja që ngjyra që keni marrë gjatë pushimeve po largohet) aplikoni në këto zona një maskë me kastravec dhe kos.
/Telegrafi/