Hidratimi
Një nga sekretet e ruajtjes së ngjyrës është që të evitoni tharjen e lëkurës
Dush, për të mbajtur ngjyrën
Këshillohet të kryeni çdo ditë larjen e mirë të trupit, me ujë të vakët dhe me shkumë. Këshillohet të evitohet hidromasazhi.
I thoni “Jo” parfumeve në lëkurë
Parfumet, të cilët janë të pasur me alkool e thajnë lëkurën dhe ndikojnë në largimin e ngjyrës, ndaj mos i aplikoni ato në trup, por hidhini në largësi, në veshje.
Gjalpë
Përdorni produkte të tilla natyrale, si krem për të hidratuar lëkurën, duke shmangur përdorimin e produkteve komerciale.
Aloe Vera
Përdorni një krem të tillë hidratues pas plazhi, pasi të keni bërë dush. Ndihmon në ruajtjen më gjatë të ngjyrës.
Ushqimi
Ushqimet luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbajtjen e ngjyrës së plazhit. Konsumoni sa më shumë fruta të kësaj stine, përfshirë karotat, pjeprat, shalqinjtë, pjeshkat dhe kajsitë. /Telegrafi/