Stomaku i rrafshët, në veçanti muskujt e barkut, janë të dëshirueshme nga secili person dhe nga dy gjinitë.
Por, procesi për ta rrafshuar stomakun dhe për t’i ndërtuar muskujt e barkut është mjaft i vështirë.
Ky proces merr kohë, durim dhe kërkon shumë përkushtim.
Vlen të ceket se ky proces lehtësohet tej mase nëse kujdeseni shumë në ushqim – pas së gjithash, ekspertët e fitnesit thonë se muskujt e barkut ndërtohen në kuzhinë e jo në palestër.
Sidoqoftë, Telegrafi më poshtë ju sjell një video nga ‘XHIT Daily’, ku përfshihet një rutinë pesë-minutëshe për shkrirjen e dhjamit dhe ndërtimin e muskujve.
Rutina nuk kërkon pajisje të veçanta dhe shumë lehtë mund ta bëni edhe në shtëpinë tuaj, mjafton të keni motiv të madh.